Adelina Ismaili njihet si këngëtarja e cila ka bërë revolucion në muzikën shqiptare.
Ka kënduar në rryma të ndryshme, duke trajtuar në këngët e saj gjithnjë tema aktuale. Ajo ka një zë të mrekullueshëm, aftësi të forta për këndim, e zjarrtë në performancë dhe interpretim, transmeton Koha.net. Diva shqiptare, këngëtarja Adelina Ismaili ka një kohë të gjatë që i mungon skenës muzikore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani Adelina paralajmëron se së shpejti do të rikthehet në skenë duke lansuar një këngë të re. Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.
Në këtë postim, diva shqiptare ka marrë shumë komente lavdëruese dhe Adelina një fanseje i ka kthyer koment duke i thënë “jo vetëm të dielën, por rikthim të plotë për pak kohë”.