Jo vetëm i bardhë, fustani i martesës nuk është më i kërkuari, sepse për vitin 2018 ka një gamë të gjerë të ngjyrave të padiskutueshme dhe befasuese.
Rozë, blu, të kuqe, këto janë vetëm disa nga nuancat që stilistët më të mëdhenj të peizazhit martesor kanë zgjedhur të sjellin për pranverën 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fustanet e shkurtër, në ato model sirene ose në fundet prej princeshe, variacionet janë të shumta dhe ndonjëherë të papritura, transmeton ATSH shkrimin e Grazia.
Fustanet e nuseve me ngjyrë klasike
Le të fillojmë me modelet tradicionale: siluetë si sirenë, funde princeshash buste. Të gjitha elementet që përbëjnë një fustan klasik të dasmës janë atje, por ato marrin hije të kuqe, të kaltër dhe ngjyrë bezhë.
Fustane nusërie të shkurtër me ngjyra
Fustani i shkurtër ndoshta është më i lehtë të imagjinohet dhe të vishet në versionin me ngjyra. Nga roza më e lehtë, tek turkuazë dhe deri në ngjyrat më të gjalla.
Fustane nusërie me ngjyra të veçanta
Kush e ndjen se e “ekzagjeron”do të gjejë atë që kërkon. I kuq, i zi, gri e lehtë, efekte një ngjyrësh dhe me nuanca; modele të paharrueshme, vërtet unike.
{gallery}