Aktori amerikan Bradley Cooper dhe këngëtarja Lady Gaga do të luajnë në remake të filmit më të ri “Ylli ka lindur”, shkruan “Variety”.
Për Cooper ky do të jetë debutimi i parë si regjisor. Bëhet fjalë për adoptimin e filmit nga viti 1954 me Judy Garland dhe James Mason në rolet kryesore në remake e të cilit në vitin 1976 kishin luajtur Chriss Christopherson dhe Barbra Streisand, transmeton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Lady Gaga ky do të jetë roli i parë i rëndësishëm në film. Në versionin e parë të vitit 1937 kanë luajtur Janet Gaynor dhe Fredric March. Remake e filmit së pari ishte dashur ta bëjë Clint Eastwood, i cili me vite kishte tentuar të arrijë marrëveshje me Cooper për pamjen e aktorit kryesor, por në fund hoqi dorë, duke këshilluar Cooper që vetë të bëjë regjinë.