Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin Timberlake lanson “Supplies”

Kanë kaluar pothuajse dy javë prej se, Justin Timberlake, e lansoi videoprojektin e ri muzikor me titull “Filthy”, dhe ai nuk po humb fare kohë për ta promovuar albumin e tij të radhës, “Man of the Woods”.

Timberlake lansoi singlin e radhës “Supplies”, nga ky album i shumëpritur i këngëtarit dhe producentit të njohur Amerikan, transmeton emisioni Express në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai madje e ka përshkruar albumin “Man of the Woods” si rikthim tek rrënjët e tij.

Justin i cili ka lindur në Tennessee, për këtë incizim ka punuar me artist të njohur botërorë si Timberland dhe Pharrell Williams, por edhe me artistë të rinj, me qëllim që të sjellë diçka të re te publiku.

Pritet që adhuruesit e tij të ndahen të kënaqur me ndryshimet që këngëtari do t’i sjellë, dhe padyshim se ky incizim do të jetë ndër më të veçantit për vitin 2018.