Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Historia e dashurisë së princit Harry dhe Meghan Markle bëhet film televiziv

Martesa mes Princit Harry dhe ish aktores së “Suits”, Meghan Markle, paralajmërohet të jetë dasma e vitit dhe bota e showbizit amerikan nuk ka humbur kohë.

Gjatë mbledhjes së dimrit të Shoqatës së Kritikëve të Televizionit, rrjeti i Rrjetit Lifetime ka bërë të ditur se ata kanë në plan një film televiziv mbi përrallën e tyre të dashurisë, shkruan Tgcom24, transmeton atsh. Transmetimi është planifikuar për muajin maj, që përkon me martesën mbretërore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “Entertainment Weekly” filmi do të titullohet “Harry & Meghan: The Royal Love Story” dhe do të tregojë lidhjen e tyre nga takimi i parë deri në zyrtarizimin e fejesës , në nëntor 2017. Filmi do të hedhë dritë në sfondin e këtij çifti të veçantë: që nga bërja për vete, ndërhyrja e mediave në lidhjen e çiftit dhe fantazmat e jetës së kaluar të Meghanit, që ka një divorc pas saj. Nuk dihet akoma nga kush do të interpretohen bashkëshortët e ardhshëm, ndërsa filmi mendohet të transmetohet në muajin maj, që përputhet me martesën.

Nuk është hera e parë që Lifetime merret me çifte të vërteta. Në vitin 2011 ai prodhoi “William & Kate: The Movie”, duke u përqendruar në historinë e dashurisë mes mbretit të ardhshëm dhe Middleton, duke e transmetuar atë pak ditë para martesës mbretërore të parashikuar.