Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Laura Pausini paralajmëron album të ri dhe turne botëror

Pas një viti shkëputjeje nga tregu muzikor, këngëtarja italiane ka surprizuar fansat e saj.

Laura Pausini, në llogarinë e saj në Instagram ka njoftuar lansimin e albumit në vitin 2018 si dhe një turne botëror, transmeton tch. Këngëtarja në postimin e bërë ka publikuar edhe datat e turneut i cili nis në Romë, më pas në Miami, New York, Los Angelos dhe në shtete të tjera të botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këngëtarja ka mbajtur nën ankth fansat e saj nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, pasi për disa ditë me radhë publikoi një foto ku shkruante: “A MEZZANOTTE ti dico tutto” (Në mesnatë të them gjithçka).

Mediat italiane kanë shkruar se tekstet e vënë nga këngëtarja në postimet e bëra mund të përkojë me titullin e albumit të saj të ri.

{gallery}