Megjithëse për kontributin në botën e filmit u nderua me Oscar, Angelina Jolie pretendon sot se është angazhuar në këtë biznes vetëm për të ndihmuar nënën e saj të ndjerë Marcheline Bertrand që të paguajë faturat e saj.
Ajo në një intervistë për The Hollywood Reporter tha se kurrë nuk ishte ndier mirë para kamerave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ishte në natyrën time të bëhesha aktore, edhe pse jam e lumtur që jam sot një prej tyre. Por kur nëna ime vdiq, kuptova se sa shumë po bëja për të, sepse kjo punë për mua nuk ishte e njëjtë me atë kur ajo u largua. Kur fillova të luaja, ishte një punë e thjeshtë, pasi dëshiroja të ndihmoja nënën me para. Ishte një punë krijuese, të takoja njerëz, të njihja vetveten, të mësoja aftësi të ndryshme. Është një punë e madhe me të cilën rriteni dhe kuptoni se kush je”, tha aktorja.
Ajo për një moment nuk ishte aspak e kënaqur me punën e saj.
“Ndihesha plotësisht e pa lumtur”, thotë Jolie (42), e cila ka nisur punën tash si regjisore.