Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna vë në gisht unazë fejese me diamant

Veshja e fundit e Rihannas, ishte në sy të të gjithëve madje edhe të dizajnerëve më të njohur.

Por një detaj të cilin e kishin humbur të gjithë, ishte unaza me diamant që thuhet të jetë unazë fejese, shkruan People, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rihanna me këtë veshje mori pjesë në koncertin e Chris Rock në Madison Square Garden në New York.

Rihanna nuk ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj saudit Hassan Jameel, por a do të thotë kjo se ata janë fejuar?!, shkruajnë mediet e huaja.

People ka raportuar se së fundi ajo është parë bashkë me Jameel në shumë vende të ndryshme, e mbase nuk mungon as fejesa mes tyre.

Hassan Jameel, është trashëgimtar i dinastisë afariste Abdul Latif Jameel të Arabisë Saudite. Kjo kompani zotëron të drejtën për të shitur makinat Toyota në tërë Arabinë Saudite dhe vendet tjera të Lindjes së Mesme.

Ai gjithashtu shërben si president i organizatës bamirëse brenda kësaj kompanie.