Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Si e befasuan Rrap Drenin kolegët e tij në përshëndetjen nga KTV-ja

Kjo e premte shënoi ditën e fundit të prezantimit të Rrap Drenit, me të cilin nisi emisioni i pasdites në Kohavision.

Pikërisht në këtë ditë të fundit në KTV, kolegët i përgatitën atij një befasi në shenjë falënderimi për punën dhe kolegialitetin, e poashtu duke i uruar sukses në vazhdimin e studimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dreni kishte nisur me prezantim pikërisht në Express të KTV-së, katër vjet më parë kur kishte marrë përsipër të moderojë edicionin veror të emisionit, Express Summer dhe ishte rikthyer sivjet në KTV, fillimisht si prezantues i lajmeve e më pas edhe moderator kryesor i emisionit Express.

Befasinë që ia bënë kolegët e tij Drenit mund ta shihni në video.