Pasi me muaj tentuan të fshehin lidhjen e tyre, aktorët Scarlett Johansson dhe Colin Jost për herë të parë u panë së bashku në publik.
Ata të dy ishin në një ngjarje të organizuar në muzeun e historisë natyrore amerikane në New York.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse nuk ishin dorë për dore derisa parakaluan në tepihun e kuq, ata megjithatë janë fotografuar së bashku, duke iu konfirmuar mediave se në këtë mënyrë mes tyre ka më tepër se një miqësi e zakonshme, transmeton KosovaPress.
Mediat kishin raportuar për lidhjen e tyre në maj, kur ishin parë duke u puthur gjatë një ahengu.
Derisa aktori nuk ka qenë asnjëherë i martuar, Scarlett pas vetes ka dy martesa. Ajo në vitin 2010 është ndarë nga Ryan Reynolds, në mënyrë që tri vjet më vonë të martohej me gazetarin francez Roman Doriak. Lidhja e tyre zgjati deri në pranverë të këtij viti.