Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita ndihmon me shujta nxënësit e Londrës

Rita Ora është bërë pjesë e kampanjës për të ndihmuar nxënësit e Londrës.

Ajo përpos kësaj kampanje për nxënësit në Londër, të cilëve do t’u ndihmohet për t’iu siguruar shujta në shkollë, është bërë pjesë edhe e kampanjës tjetër, për mbrojtjen e elefantëve në Afrikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediet e huaja kanë potencuar faktin se Rita Ora ka lindur në Kosovë para se të vinte në Londër, duke potencuar po ashtu edhe detajin tjetër se ajo bashkë me familjen e saj ishin refugjatë, transmeton kultplus.

Bëhet e ditur se nga një euro që do të dhurohet në këtë kampanjë, do t’i sigurojë fëmijëve londinezë,kryesisht në shkollat jo të favorizuara, nga një shujtë.