Prishtina ishte destinacioni i këngëtarit të ri nga Londra, Isac Gracie, i cili ka zgjedhur kryeqytetin për të realizuar projektin e tij të radhës.
“Terrified” titullohet kënga, e cila është publikuar me videoklip, nga këngëtari, i cili ka nisur të këndojë qysh në moshën 14-vjeçare. E, disa nga skenat e videoklipit janë gjiruar në Grand Hotel dhe në Teatrin Oda në Prishtinë, raporton emisioni “Express” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKësaj radhe, Horizon-T është kompania e cila ka realizuar videoklipin e artistit. E themeluar nga Besnik Krapi dhe Harvey Ascott, kompania ka për synim të promovojë Kosovën e Shqipërinë si vende me kapacitete të mëdha për xhirim nëpërmjet prurjes së artistëve të njohur ndërkombëtarë për të realizuar projektet e tyre këtu.
Bendi Royal Blood jo shumë kohë më parë e solli këngën e tyre me anë të një bashkëpunimi të tillë, njëjtë sikur Jonas Blue me këngën Mama, i cili është xhiruar si videoklip në Shqipëri dhe ka rreth 500 milionë shikime.
Videoklipi i këngëtarit nga Londra është vetëm projekti i radhës që ndikon në promovimin e artistëve dhe shkëmbimin e përvojave të artistëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë. Madje, në këtë videoklip shihen një numër artistësh nga Kosova dhe një ekip i angazhuar që produkti final të dalë sa më i arrirë.