Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shantazhoi yllin e Milanit, këngëtarja shqiptare rrezikon burgun

Kërkoi 250 mijë euro për të mos treguar në media për një abort që nuk kishte ndodhur asnjëherë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anita Latifi rrezikon dënimin deri me burgim nga gjykatat gjermane në betejën gjyqësore me futbollistin e Milanit, Calhanoglu, raporton Top Channel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mes tyre ka pasur një romancë, në periudhën kur lojtari luante për Hamburgun. Sipas dëshmive dhe provave të marra nga gjykata, Latifi ka telefonuar përmes një personi tjetër përfaqësuesit e futbollistit duke i kërkuar shumën në fjalë në këmbim të heshtjes në media për abortin e fëmijës.

Në fakt, gjykata thotë se nuk është provuar në asnjë moment që Anita Latifi të ketë ngelur shtatzënë me Calhanoglu.

Vetë lojtari ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me këngëtaren, por thotë se “është treguar i kujdesshëm”.