Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arsyet që Markle nuk mund të bëhet princeshë e Britanisë

Pallati Buckingham konfirmoi lajmin e lumtur se Princi Harry dhe Meghan Markle janë fejuar, por kush është ajo dhe pse kurrë nuk do të bëhet princeshë.

Pas disa muajsh pritjeje, lajmi i lumtur u konfirmua zyrtarisht. Princi Harry dhe Meghan Markle janë fejuar dhe dasma është planifikuar në maj të vitit 2018.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

u lind në Los Anxhelos si fëmijë i Doris Radlan dhe Tom Markle. Prindërit e saj u shkurorëzuan kur Meghan ishte vetëm dy vjeç, por për shkak të saj, ata qëndruan në marrëdhënie të mira, transmeton kp.

Meghan filloi karrierën e saj aktive në vitin 2003, por u bë e famshme vetëm vite më vonë në serialin amerikan “Suits”. Disa pjesë të serisë si ato me skena seksuale dyshohet se nuk i pëlqyen anëtarëve të familjes mbretërore.

Meghan e bukur nuk i përshtatet idesë britanike të një gruaje ideale, pasi ajo është një aktore, por edhe për shkakun se ka qenë një herë e martuar.

Për shkak të angazhimit të saj me princin, ajo është detyruar të heqë dorë nga shumë gjëra. Por, megjithatë, ajo kurrë nuk do të bëhet princeshë, sepse ky nder është i rezervuar për gratë e lindura në familjen mbretërore.

Ky titull do t’u përkasë vetëm fëmijëve të Meghan dhe Harry. Megjithatë, për Meghan, një pengesë e mundshme për statusin e një princeshë mund të jetë divorci i saj.