Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aniston ndal kohën për 1.2 milion funte

Daily Mail ka publikuar dy fotografi të aktores Jennifer Aniston me 17 vjet dallim. Të dy këto fotografi janë nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Në këto fotografi, tani aktorja 48-vjeçare, duket e njëjtë, thuajse për të koha nuk ka kaluar fare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tabloidi i njohur britanik ka vlerësuar se gjatë këtyre 17 vjetëve, aktorja e famshme ka shpenzuar 1.2 milionë funte për pamjen e saj, diku rreth 70 mijë funte çdo vit.

Daily Mail ka analizuar çmimin që ajo ka paguar çdo vit për trajtime të ndryshme të lëkurës.

Aniston për dieta çdo vit ka shpenzuar nga 16,328 funte. Për trajtime të fytyrës ka shpenzuar 6,040 funte ndërsa për këmbët 37,960, transmeton Koha.net.

6,957 funte i ka kushtuar mirëmbajtja e flokëve ndërsa për grimin 676 funte. Për vetullat ka shpenzuar 720 funte kurse për rrezitje të lëkurës 1924 funte.

Tretmani i qafës i ka kushtuar 366 funte kurse për hundë 20 mijë funte. Në gjoks ajo ka shpenzuar gati 5,000 funte. Nëse mblidhet krejt kjo shumë, atëherë i bie që aktorja ka paguar 70,989 funte në vit për mirëmbajtjen e trupit të saj.

Image