Aktori Ben Affleck ka njoftuar se të martën ka kompletuar rehabilitimin për varësi nga alkooli.
Ylli i Hollywoodit, i cili në vitin 2001 kishte probleme me alkool, për herë të fundit ishte parë gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar” më 26 shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAffleck që ka tre fëmijë me ish-gruan e tij Jennifer Garner, rehabilitimin sekret e ka përshkruar si “një prej shumë hapave drejt këndelljes pozitive”.
“Kam kompletuar trajtimin për varësi nga alkooli; diçka me të cilën jam përballur në të kaluarën dhe vazhdoj të përballem me të”, ka shkruar Affleck në Facebook, transmeton Koha.net.
“Dua të jetoj jetën si është më së miri dhe të jem baba i mirë. Dua që fëmijët të mos turpërohen nga unë dhe t’u ndihmoj kur kanë nevojë dhe të jem fuqi për çdo kë që ka nevojë për ndihmë”, ka shtuar ai.
Affleck, i cili u nda nga Garner në vitin 2015, por kurrë nuk u shkurorëzua, falënderoi ish-gruan e tij dhe shokët për përkrahje gjatë kësaj kohe.