Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lloch thotë “M'ka met”

Grupi “LLOCH” sot ka lansuar këngën më të re “M'ka met”.

“Niher ‘Lema mu’, mandej kqyrim ‘A ka Hala’, këto janë dy veti që personazhi LLOCH ka vendosur t’i trajtojë këtë herë përmes parodisë “M'ka met” që është parodia e 3-të e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“M'ka met” ka një ndarje mes rreshtave që përfundojnë me rimat U dhe atyre me A, por brenda secilit varg apo fjali mund të shohim se fshihet edhe një satirë sociale e shprehur në mënyrë normale madje edhe me një dozë vetëkrenarie”, ka thënë artisti i këngës për Koha.net.

Tutje ai ka thënë se “Përralla që ai përshkruan, tregon tërthorazi për kaosin që mbretëron në vendin tonë, nga një personazh që vrapon pas taboreve, deri tek dëshprimi nga ato dhe kthimi në provincën e tij të largët.

Lloch si duket nuk kanë të ndalur dhe suksesi i tyre po rritet.

Paroditë e kaluara ishin “Heroi” dhe “I huqti”.