Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hueyda El Saied rrëfen për divorcin: Si u ndjeva pas tradhtisë

Hueyda El Saied është një prej atyre personazheve që ndajnë thuajse gjithçka me publikun.

Përherë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë, ish-balerina ka mbetur një prej vajzave që publiku shqiptar përherë e ka simpatizuar edhe për shkak të këtij komunikimi të hapur që ajo ka vendosur të ketë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Partneri i saj Mishel, babai i Gabrielit, ishte i njohur edhe për fansat e Hueydës. Madje, ai kishte ardhur edhe në Shqipëri disa herë. Por kaq ishte, shkruan class. Dashuria mbaron dhe kjo duhet pranuar…

E ftuar në Top Magazine për të promovuar projektin e saj të ri, një dyqan online këpucësh të personalizuara, Hueyda foli edhe për jetën personale. Prej disa kohësh, ajo nuk jeton më me Mishelin dhe këtë nuk e fsheh më: “Nuk jetoj më me Mishelin, jam ndarë. E thashë më në fund”, – tha Hueyda për Top Magazine.

E pyetur si është ndier pas këtij momenti, ajo përgjigjet me pyetje: “Si mund të ndihet njeriu kur tradhtohet? Dy javët e para qava, pastaj e mblodha veten dhe thashë se nuk jam as e para, as e fundit. Dashuria mbaron. Pastaj fillova të merrem më shumë me veten…”

Madje, ndarja me Mishelin, shton më tej Hueyda, i ka bërë nder, tani ndihet më mirë dhe është me energjike. Ajo tashmë po merret më shumë me pasionet e saj, një prej të cilave edhe të ushtruarit e yoga-s: “Falë Mishelit, shiko si jam bërë unë tani” – thotë El Saied, edhe pse nuk i fsheh dot lotët nën qerpikë.