Aktorja australiane Rebel Wilson, është ylli më i fundit Hollyvwoodian që ka zbuluar përvojën e saj të ngacmimit seksual në këtë industri.
Në një seri të “tweets” në Twitter, ajo pretendon se "një yll mashkull në pozitë të pushtetit", i kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur për të kryer një akt të turpshëm, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"E refuzova. Ishte diçka e neveritshme", tha ajo.
Wilson tha se shokët tjerë të këtij “ylli”, siç e përshkruan ajo të paidentifikuar, kishin tentuar të filmonin incidentin përpara se të dilte nga dhoma.
Ajo thotë të ketë treguar nëpër studio për këtë incident, por më pas është kërcënuar nga përfaqësuesi i këtij personi.
Por pas kësaj, aktorja thotë të jetë ngacmuar edhe në një hotel nga një person shumë i lartë në industrinë e filmit.
Aktorja ka thënë se qëndron afër të gjitha grave dhe burrave të cilët janë ngacmuar seksualisht.