Këngëtari shqiptar, i cili karrierën e tij të suksesshme e ka ndërtuar në Itali, Ermal Meta, ka publikuar videoklipin e këngës “Piccola Anima” në bashkëpunim me Elisën.
Kjo këngë është pjesë e albumit të Ermal Metës, album ky i cili ishte publikuar në shkurt të këtij viti, transmeton emisioni Express në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVideoklipi i kësaj kënge është realizuar nga produksioni “Slim Dogs”, ndërsa pas vetës përmban një ekip shumë të madh të realizimit.
Ndryshe, Ermal Meta, këngëtari shqiptar me prejardhje nga Fieri, i cili vitin e kaluar zuri vendin e tretë në festivalin e “Sanremos”, ka arritur që të nominohet në një nga kategoritë e “MTV EMA 2017”. Ai është nominuar për kategorinë “Vepra më e mirë italiane”, për këngën “Vietato Morire”.