Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift, këngëtarja më transparente me fansa

Taylor Swift njihet si një prej këngëtareve me bazën më të madhe të adhuruesve në botë.

Kjo kryesisht për mënyrën se si ajo i trajton adhuruesit e saj, duke u treguar modeste me ta, duke komunikuar me shumicën përmes rrjeteve sociale, duke ju ofruar ndihmë fansave të saj kur ata kanë nevojë, por edhe duke zhvilluar takime intime me ta në ndonjërën prej shtëpive të saj, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E këtë gjë, Taylor e ka bërë edhe së fundmi. Në muajin tetor, ajo e organizoi një takim intim me ca adhurues fatlum në shtëpinë e saj në Rhode Island.

Me këtë rast ajo edhe i performoi disa prej këngëve të albumit të saj të ri "Reputation".

Nderin për ta dëgjuar Taylor-in live e kishin 100 fansa fatlum të përzgjedhur nga vet këngëtarja, dhe ata u ndanë tejet të kënaqur me këtë mundësi.

Përveç interpretimit të këngëve, Taylor poashtu komunikoi me adhuruesit e saj, duke ju treguar gjithçka prapa rrugëtimit të realizimit të këtij albumi.