Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Kong: Skull Island” në maje të arkave filmike

Filmi i studios Warner Bros., "Kong: Skull Island", u shpall kampion i arkave filmike këtë javë, duke u pozicionuar në vendin e parë, falë 61 milionë dollarëve të arkëtuara nga e premtja deri të dielën.

Filmi e sjell historinë e një grupi të eksploruesve që aterrojnë në një territor të panjohur në Oqeanin Pacifik dhe atje takohen me një gorillë gjigante dhe krijesa të tjera tejet të rrezikshme. Tom Hiddleston në këtë film e luan rolin e një ish-ushtari, i cili e ndihmon ekipin eksplorues në këtë ekspeditë dhe i cili bie në dashuri me personazhin e aktores Brie Larson. Në film po ashtu luan aktori Samuel L. Jackson, në rolin e një veterani të luftës së Vietnamit, Preston Packard, ndërsa regjinë e filmit të mbushur me skena aksion e ka bërë regjisori Jordan Vogt-Roberts.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi i njohur i zhanrit aksion, "Logan", rrëshqiti për një pozitë dhe u rendit i dyti në këtë listë këtë javë, me arkëtimin e 37.8 milionë dollarëve nga shitja e biletave. Me protagonist aktorin Hugh Jackman, në vazhdimin e fundit të filmit që flet për personazhin e librave komik Wolverine, rol kyç luan edhe aktori Patrick Stewart, duke e përsëritur rolin e profesorit Charles Xavier. Ky konsiderohet të jetë vazhdimi i dhjetë në serinë e filmave X-Men dhe deri më tani projekti ka marrë kritika pozitive nga adhuruesit e filmit.

Në vendin e tretë këtë javë u pozicionua filmi i zhanrit horror "Get Out". Brenda tri ditëve të shfaqjes, ky projekt shiti bileta në vlerë prej 21 milionë dollarësh, të cilat do t’i shtohen shumës së arkëtuar deri më tani, që e kap shifrën prej 90.9 milionë dollarësh. Filmi në rolin e protagonistëve i sjell aktorët Daniel Kaluuya, Allison Williams dhe Bradley Whitford.

Filmi i bazuar në besimin e njerëzve në fe, "The Shack", arriti ta zërë vendin e katërt në këtë listë. Nga e premtja deri të dielën, ky film i arkëtoi gjithsej 10 milionë dollarë ekstra. Ndërsa në rolin e protagonistes së këtij filmi vjen aktorja e shpërblyer me Oscar, Octavia Spencer. Pritet të shihet nëse suksesi i tij do të vazhdojë edhe në javët e ardhshme.

Top pesëshja u plotësua me filmin "The Lego Batman Movie". Projekti i cili e ka shënuar një hapje të kënaqshme në tregun e filmit e arriti këtë sukses falë 7.8 milionë dollarëve të fituara nga shitja e biletave nëpër kinema, të cilat do t’i shtohen shumës së arkëtuar deri më tani, që e kap shifrën prej 160 milionë dollarësh.