Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Fast & Furious” rrezikon të humbasë një nga protagonistët

Familja e “Fast & Furious” po rrezikon që të shpërbëhet.

Tyrese Gibson, aktori që interpreton Roman Pearce në sagën e famshme, sulmoi në Instagram aktorin Dwayne “The Rock” Johnson, duke thënë se nëse ai kthehet për “Fast & Furious 9”, do të largohet nga kasti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më vjen keq të njoftoj se nëse Dwayne është në Fast9, nuk do të jetë Roman Pearce. Nëse ngatërrohesh me familjen time, do të merrem me tënden”, shkroi Gibson, i cili e quajti “The Rock”-un një klloun, transmeton tch.

Universal Pictures nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë postim të Tyrese Gibson.