Realizimi i sezonit të fundit të serisë “House of Cards” është ndaluar me efekt të menjëhershëm pas akuzave që i janë bërë aktorit Kevin Spacey për sulm seksual.
Kompania realizuese “Netflix” ka vendosur të suspendojë realizimin e sezonit të fundit me qëllim që të adresojë shqetësimet ndaj ekipit të serisë së njohur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuspendimi i sezonit të fundit ka ardhur vetëm dy ditë pasi aktori Anthony Rapp akuzoi se Spacey kishte tentuar ta sulmojë seksualisht në vitin 1986, kur Rapp ishte vetëm 14-vjeçar.
Spacey, i cili ishte 26-vjeçar në atë kohë, ka pohuar se nuk i kujtohet tentim sulmi, por kërkoi falje përmes së cilës konfirmoi se është gay.
“Netflixi” gjatë të hënës njoftoi për anulimin e serisë “House of Cards” pas përfundimit të sezonit të gjashtë, por të martën përmes një komunikate konfirmoi suspendimin e prodhimit para se të nisë sezoni i fundit.