Një parti politike në Zelandën e Re është urdhëruar që t’ia paguajë më shumë se 400 mijë dollarë reperit amerikan, Eminem për përdorimin e muzikës të ngjashme me hitin e tij të vitit 2002 “Lose Yourself” në një reklamë televizive gjatë zgjedhjeve nacionale.
Partia Nacionale kishte shkelur të drejtat autoriale, duke e lëshuar këngën gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2014, të cilin e kishin titulluar “Eminem Esque”, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë gjykatë në Zelandën e Re ka gjetur se partia kishte kopjuar në thelb këngën “Lose Yourself”, transmeton Koha.net.
Partia Nacionale e kishte përdorur këtë këngë 186 herë gjatë fushatës para se ta largonte atë nga transmetimi, ka thënë Gjykata.