Në mesin e yjeve të futbollit, në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të FIFA-s, ishte edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.
Futbollisti, që është pjesë e klubit anglez, Arsenal, ishte në shoqëri të bashkëshortes, Leonitës. Çifti shkëlqeu gjersa parakaloi në tepihut të kuq të shtruar me këtë rast.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGraniti dhe Leonita tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve me dukjen dhe veshjen që kishin zgjedhur për këtë mbrëmje.
Dyshja u shfaq me një kombinim kuq e zi. Graniti kishte të veshur një kostum të zi, derisa Leonita kishte zgjedhur një fustan ekstravagant ngjyrë të kuqe me të cilin dukej shumë bukur dhe joshëse.
Ata dashurinë e tyre kurorëzuan me martesë verën që lëmë pas.