Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adele befason publikun me mënyrën se si arrin në skenë

Adele ka befasuar publikun e saj për mënyrën se si ka hyrë në skenë gjatë turneut që është duke e mbajtur.

The Herald Sun raporton se ajo kalon publikun përmes një kutie me rrota, e cila është e rrethuar nga rojet e sigurisë së turneut, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Kjo ka ardhur pasi ajo ka performuar në stadiumet e futbollit dhe nuk ka ndonjë tunel nëntokësor për të arritur në skenë pa u përfshirë nga fansat e saj. Prandaj 28 vjeçarja është futur në një kuti merrkota dhe është dërguar deri te skena për të performuar.

“Se si kam arritur në këtë skenë më djersitë shumë, jam bërë ujë. Nuk mund të ju them deri në fund, do të qeshni kur zbuloni”, iu kishte thënë këngëtarja publikut të saj.

Adele ka mbledhur rreth 190 mijë njerëz në dy koncertet e saj në stadiumin ANZ në Sidney, shkruan Daily Mail. Ajo kishte bërë të ditur se kjo është hera e parë për të në Australi.