Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adriana Lima serish beqare

Modelja e famshme Adriana Lima ka sërish statusin e bukuroshes së lirë. Engjëllin e bukur të Victoria’s Secret e ka braktisur lojtari i futbollit amerikan Julian Edelman.

Thuhet se një gjë e tillë ka ndodhur pasi Adriana ishte e gatshme që të shkojë një hap përpara në lidhjen e tyre, por i këtij mendimi nuk ishte edhe Juliani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt, Lima kishte dashur të ketë edhe fëmijë, por për këtë nuk ishte i gatshëm Edelman, shkruan TMZ.

Edhe pse kaluan disa muaj së bashku, duket se Julianin e kishte frikësuar dëshira e saj e madhe. Përveç kësaj, tash ish-çifti po mban lidhjen në distancë, dhe duket se një gjë e tillë ishte vendimtare për ndarjen e tyre. Lima, në fakt jeton në Miami , kurse 30 vjeçari Julian në Boston, transmeton kp.

Lima menjëherë ka ndaluar së përcjelli në rrjetin Instagram, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe Julian.