Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kosovarja i futet fuqishëm skenës muzikore të Turqisë

Skenës ndërkombëtare të muzikës i është shtuar edhe një kosovare. Këngëtarja që njihet me emrin artistik Asya Gashi (alias Laureta Gashi) javë më parë ka publikuar videoklipin e ri të këngës së titulluar ‘Riya’.

Videoklipi me të cilin Gashi ka debutuar në skenën e muzikës në Turqi është publikuar më 15 shtator dhe i tëri është realizuar me produksion turk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

{gallery}

“Jam shumë e lumtur që e shoh këngën time në një prej kanaleve më të famshme të muzikës në Turqi – Kralpop. Besoj që shumë shpejt Riya do të jetë ndër 20 këngët më të dëgjuara”, ka shkruar Gashi në Facebook, transmeton KultPlus.

Gashi kishte studiuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, para se të bartej në Stamboll, ku do ta vazhdojë karrierën e saj në muzikë.