Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka kërkuar votën e fansave të saj në nominimet për çmimet e sivjetme MTV EMA 2017.
Lipa, që sivjet lansoi albumin e saj të parë “Dua Lipa”, është e nominuar në tri kategori për çmimet prestigjioze, ceremoninë e së cilës sivjet do ta udhëheqë këngëtarja shqiptare Rita Ora.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLipa është e nominuar në kategorinë për “Artistja më e mirë e re”, “Vepra më e mirë në Britani dhe Irlandë” si dhe për “Dukjen më të mirë”, në të cilën kategori do të rivalizohet edhe nga Rita Ora.
Në Instagram, këngëtarja ka kërkuar votën nga fansat e saj për kategorinë për “Artisten më të mirë të re” dhe për “Këngën më të mirë në Britani të Madhe e Irlandë”, ndërsa për “Dukja më e mirë” votimi do të hapet më vonë.
“Jam e nominuar në tri kategori për MTV EMA! Ju mund të votoni këtu për “Artisten më të mirë të re”: http://www.mtvema.com/artists/wysoyh/dua-lipa
+ për këngën më të mirë në Britani të Madhe dhe Irlandë: http://www.mtvema.com/en-gb/vote#best-uk-ireland-act
Si dhe për ‘Dukjen më të mirë’ votimi do të hapet së shpejti!”, ka shkruar ajo.
Ceremonia për ndarjen e çmimeve MTV EMA do të mbahet më 12 nëntor në Londër.