Kur “Despacito” u bë kënga më e klikuar e të gjitha kohërave, me plot 3.8 miliardë shikime vetëm në platformën “Youtube”, ajo i solli famë jo vetëm krijuesit të saj, Luis Fonsi, por edhe lagjes “La Perla” në San Juan të Porto Rikos, ku u xhirua pjesa më e madhe e videoklipit.
Videoja hapet me plazhet e “La Perla”-s, duke treguar më pas godinat shumëngjyrëshe, shkrimet në mure dhe kulturën për të cilën shquhet Porto Riko.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor uragani “Maria” e ktheu në rrënoja lagjen e “La Perla”-s, ashtu siç bëri me pjesën tjetër të ishullit amerikan dhe Karaibeve, më herët gjatë javës.
Fotot që qarkullojnë në rrjet tregojnë shkatërrimin në “La Perla” e kudo tjetër. Godinat kanë mbetur pa çati, e muret e shumë shtëpive janë shembur.
Këngëtari i suksesshëm portorikan, Fonsi nxitoi të postonte fillimisht një video me përmbytjet masive në lagje. Më pas publikoi dy foto krah njëra-tjetrës, në të cilat zona që u bë e famshme në videoklipin e hitit të tij, shfaqej para dhe pas uraganit.
“Kjo pamje më copëton zemrën në 3 pjesë”, shkruan Fonsi, duke shprehur besimin se ishulli do të rikthehet shumë shpejt siç ka qenë.