Showbiz

Vera përfundon, cilët këngëtarë u klikuan më shumë

Vera pa diskutim është sezoni ku këngëtarët janë më së shumti aktivë sa u përket projekteve muzikore.

Këngëtarëve më “in” të momentit, sezoni i nxehtë nuk u kalon pa publikuar 2 e më shumë këngë me videoklipe, raporton emisioni “Express” në KTV.

Disa ia qëllojnë shijes së përgjithshme të momentit, duke arritur kështu që projektet e tyre të dëgjohen me miliona herë, ndërsa ka edhe raste që pavarësisht se janë emra të mëdhenj në skenën muzikore shqiptare, projektet të mos pëlqehen dhe si përfundim të dëgjohen fare pak.