Vanessa Williams u kurorëzua në Miss America më 17 shtator të vitit 1983, duke u bërë gruaja e parë afrikano-amerikane që fitoi titullin.
Vanessa ka lindur më 18 mars 1963 dhe është një aktore amerikane, këngëtare dhe dizajnere e modës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa javë para fundit të mbretërimit të saj, megjithatë, u shfaq një skandal kur revista Penthouse bleu dhe botoi fotografi lakuriq të zhveshura Williams, transmeton KosovaPress.
Williams u detyrua të heqë dorë nga titulli i saj, dhe u pasua nga i dyti, Miss New Jersey 1983, Suzette Charles.
Tridhjetë e dy vjet më vonë, në shtator të vitit 2015, Williams shërbeu si kryetar i garës për Miss America 2016. Në fillim të ngjarjes, organizatorët e Miss Amerikës, kërkuan falje publike për Williams për ngjarjet e vitit 1984. Ajo ka fituar edhe shumë çmime të tjera bukurie.
