Disa nga rrugët e kryeqytetit kanë qenë destinacion për xhirimet e filmit artistik të metrazhit të gjatë, “Qiej të trazuar”, me skenar dhe regji të Anton Ndrecajt.
Ky është filmi, i e cili e rikthen aktorin Jehon Gorani, pas 20 vjetësh në shesh-xhirime në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktori thotë se ky rikthim është një emocion i papërshkruar.
Gorani tregoi se gjatë këtyre vjetëve ka pasur ftesa, por siç shprehet, nuk e ka ngjitur ndonjë rol, sikundër që në një periudhë edhe ai vetë ishte tërhequr për arsye personale. Ndërkohë, shtoi se ka qenë skenari që e ka bindur për t’u rikthyer në këtë moment dhe në këtë projekt filmik.
Pas disa xhirimeve, momenti ishte për pak pushim për ekipin, pjesë e të cilit është edhe aktorja e njohur Arta Muçaj. Arta dhe të tjerët u shprehën të jenë shumë të kënaqur me atmosferën që po mbretëron brenda ekipit.
Në film luajnë edhe aktorët e rinj, Fortuna Aliu dhe Don Shala. Ata e përshkruajnë këtë si një mundësi tejet të mirë, nga e cila po mësojnë shumë.
Ndryshe, aktori Gorani bëri të ditur se pas përfundimit të këtyre xhirimeve, më 3 tetor nis xhirimet e një filmi në Holandë. Ndërkohë, tha se do të jetë vazhdimisht i hapur për ftesat e regjisorëve kosovarë.
Jehon Gorani është njëri nga kosovarët, i cili tash e sa vjet ka arritur të bëjë depërtimin e tij në skenën filmike dhe atë teatrore në Francë dhe Belgjikë.