Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lady Gaga planifikon tërheqjen nga muzika për pak kohë

Këngëtarja amerikane Lady Gaga deklaroi se planifikon "të pushojë” nga muzika dhe të përkujdeset më shumë për shëndetin e saj.

Ylli i muzikës pop ndodhet në Toronto për shkak të premierës së dokumentarit të Netflix “Gaga: Five Foot Two” në festivalin e filmit Toronto, transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi paraqet jetën e saj dhe luftën me sëmundjen kronike.

Lady Gaga ka qarë derisa po fliste para gazetarëve për problemet e saja shëndetësore.

Ajo tha se gjatë pushimit do të merret me muzikë dhe se pushimi i paralajmëruar nuk do të thotë se “ajo nuk i ka disa gjëra në duar”.