Prodhimi i verës në familjen Daka është traditë shumëvjeçare. Këtë traditë tash e vazhdon Gazmend Daka, i cili edhe kësaj radhe në “HardhFest” po promovon verën dhe thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë.
Që të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival bëjnë maksimumin për promovimin e produkteve të tyre dhe mikpritja për vizitorët nuk mungon, transmeton emisioni “Express” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE një atraksion i vërtetë në këtë “HardhFest” ishte edhe kjo veturë ‘Cadillac’, prodhim i vitit 1973, të cilën Fatmir Shehu e ka sjellë nga Amerika e largët, atje ku edhe jeton.
Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “HardhFest” është promovimi i rajonit vreshtar të Rahovecit, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmit rural në Kosovë.
Edicioni i 16-të i këtij festivali vjen me disa risi, në mesin e tyre edhe një koncert me një emër të madh. Legjenda e rokut Joe Lynn Turner, ish-vokalist i grupit Deep Purple dhe Rainbow do të perfomojë nesër në këtë festival.
Ky “HardhFest” zgjat deri të dielën. Organizatorët presin që këtë edicion ta vizitojnë mbi 50 mijë veta, derisa në edicionin e kaluar numri i vizitorëve kishte arritur në 32 mijë.