Tatuazhet janë trend i përcjellë ndër vite, ani pse në Kosovë kanë filluar të jetë shumë më të shprehura këtyre viteve të fundit.
Janë një numër njerëzish që këtë e bëjnë vetëm e vetëm për të ndjekur këtë trend të krijuar, e disa të tjerë që janë të pasionuar pas tatuazheve, transmeton emisioni “Express” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNe listën e këtyre të fundit bën pjesë një prej këngëtarëve të njohur shqiptar, Getinjo. Ai ka vite që ka filluar që gjërat, të cilat i kanë ndodhur në jetë, ti dokumentoj përmes vizatimeve në trup.
Krahas 26 që i ka pasur deri më tani, këngëtari tashmë ka edhe dy tatuazhe të tjera, të cilat i përfundoi vetëm para tri ditëve.
Si adhurues i tatuazheve të shumta, Getinjo thotë se nuk e ka në plan të ndalet dhe se do të vazhdojë ta mbulojë gjithë pjesën e sipërme të trupit.
Ndërsa sa i përket muzikës, ai gjatë kësaj vere ka qenë i angazhuar me mbrëmje të shumta muzikore. Thotë të kenë qenë lodhje e madhe krahas kënaqësisë që i jep ndjenja e të qenit përballë publikut.
Getinjo për Express bëri të ditur se gjatë këtij viti ka në plan të sjell edhe disa projekte muzikore, në mesin e të cilave do të jetë edhe një bashkëpunim me vëllanë, Mozzikun.
Mbetet të shihet se çfarë do të vijë në vazhdim nga Getinjo sa i përket muzikës pasi siç bëri të ditur këngëtari, është shumë i fokusuar në krijimin e këngëve të reja.