Në qershor ishte bërë publik lajmi që çifti, Kim Kardashian dhe Kanye West, janë në pritje të fëmijës së tretë nga një nënë surrogate, të cilën ata e kanë siguruar përmes një agjencie, por tash më në fund ky lajm u konfirmua zyrtarisht.
Kim ende nuk ka folur hapur për këtë çështje, por një burim i afërt i qiftit ka treguar se anëtari i ri i familjes do të vijë në muajin janar. Ky do të jetë fëmija i tretë i Kim dhe Kanye, pas vajzës North dhe djalit Saint.
Arsyeja pse çifti ka vendosur që kësaj radhe ta sjellë në jetë foshnjën përmes një nëne surrogate është pikërisht ngase, Kim, vuan nga një sëmundje e rrallë e cila ia rrezikon asaj por edhe foshnjës jetën.
Edhe në dy shtatzënitë e para, bukuroshen Amerikane e kishin përcjellë problemet shëndetësore, saqë pas lindjes së Saintit, mjekët e kishin paralajmëruar Kimin që nëse dëshirojnë ta rrisin familjen e tyre ajo do të duhej të konsideroj opsione të tjera të sjelljes në jetë të një fëmije.
Nuk dihet ende gjinia e foshnjës së tretë të çiftit West, por nëse ata planifikojnë ta bëjnë publike këtë gjë para muajit janar, atëherë të parët që do ta mësojnë lajmin do të jenë adhuruesit e shout, "Keeping Up With the Kardashians".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo