Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rebekah me performancë në Prishtinë

Rebekah, DJ e njohur nga Britania e Madhe, do të performojë në skenën e teatrit “ODA” në Prishtinë më 15 shtator, transmeton Koha Ditore.

Top techno artistja më e kërkuar aktualisht në skenën evropiane, do të performojë në kryeqytet në kuadër të festës së 11-vjetorit të kompanisë “Next Level”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rebekah e ka konfirmuar ardhjen e saj, duke e përfshirë Prishtinën në kalendarin e muajit shtator, gjatë së cilit do të realizojë turneun e saj “Fear Paralysis Album Tour”.

Biletat tashmë kanë dalë në shitje në gjithë Kosovën dhe në rajon. Përveç saj në mbrëmjen e 15 shtatorit, do të performojnë edhe artistë tjerë rajonalë e vendor, përfshirë Rinia Rinia nga Gostavari, Toton, Vegimi & Flekitza si dhe VJ1MAN.

“Jemi të kënaqur që Rebekah e ka fut Kosovën në listën e kalendarit të saj, në mesin e kryeqendrave botërore”, ka thënë Ardin Badivuku, udhëheqës i “Next Level” që për 11 vjet ka sjellë në Kosovë mbi 200 artistë ndërkombëtarë, përfshirë Marco Carola, Timo Maas, Tom Novy, Guy Gerber e shumë tjerë.

Image