Janë disa femra të famshme të industrisë që po përfliten shumë kohëve të fundit në media. Por jo për projektet e tyre, por për faktin se janë bërë me sozi personale.
Fjala është për artistet, Cindy Crawford, Reese Witherspoon, Katie Holmes, Gwyneth Paltrow dhe Goldie Hawn. Ajo që këto femra kanë të përbashkët, është se vajzat e tyre të cilat tashmë kanë arritur një moshë më madhore, u ngjajnë aq shumë nënave të tyre, sa mediat kanë filluar të shkruajnë për këtë fakt, transmeton emisioni Express në KTV.
Nuk do të thotë që këto vajza të reja do ti ndjekin hapat e nënës së tyre, ani pse vajza e Cindy Crawford-it tashmë ka filluar të merren me modelizëm sikurse e ëma, dhe vajza e Goldie Hawn-it, Kate Hudson, është një aktore e shquar në Hollywood, sikurse e ëma dikur.
Por është interesante që këto nëna dhe bija ngjajnë aq shumë, sa shpesh e vë në pah edhe faktin se artistet në fjalë nuk po dinë të plaken.
{gallery}