Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yjet urojnë Beyoncen për ditëlindje

Persona të shumtë janë kujdesur t’i urojnë ditëlindjen idhullit të tyre dhe divës së muzikës, Beyonce.

Ajo dje mbushi 36 vjet dhe me këtë rast mediat sociale u pushtuan nga mesazhe të shumta uruese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mesin e tyre kishte edhe të famshëm nga fusha të ndryshme, por Expressi në KTV ka veçuar katër prej tyre, e ato janë: Adele, Nicki Minaj, Anna Kenrick dhe Michelle Obama.

Adele e ka postuar një fotografi të Beyonces në Instagramin e saj me mesazhin: “Urime ditëlindjen mbretëresha Beyonce. Të duam si askënd tjetër”. Kjo nuk është hera e parë që Adele e shfaq admirimin e saj për këngëtaren amerikane.

Para një viti në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve Grammy, kur Adele u shpall fituese e çmimit “Albumi më i mirë” me të dal në skenë, e emocionuar dhe e përlotur, ajo zgjodhi të flas për Beyoncen dhe albumin e saj “Lemonade” duke e uruar dhe lavdëruar atë për këtë projekt.

Nicki Minaj, përveç që është adhuruese e Beyonces, ajo poashtu është një prej bashkëpunëtoreve të afërta të këngëtares.

Ajo gjithmonë e ka shfaqur admirimin e saj për Beyoncen, duke thënë se ndihet e nderuar që Beyonce e vlerëson atë si artiste duke e ftuar në projektet e saja muzikore, si dhe tregon se Beyonce gjithmonë është treguar shumë e sjellshme dhe e dashur me të.

Anna Kendrick, është një aktore me nam në Hollywood, por e cila nuk ngurron ta tregojë dashurinë që e ka për Beyoncen. Madje në një rast që kishte pasur ta takojë këngëtaren personalisht, Anna vetëm sa nuk ishte alivanosur nga emocionet.

Ndërsa të jesh e pëlqyer nga ish-zonja e parë e shtetit, Michelle Obama, do të thotë shumë për një artiste. Beyonce njihet si mike e afërt e familjes presidenciale Obama, madje ajo ishte ftuar të performojë në ceremoninë inauguruese të ish-presidnetit, Barack Obama.

Beyonce gjithnjë e ka shprehur admirimin e saj për Michellen si grua, por ky admirim është i dyanshëm, pasi edhe zonja Obama nuk ka ngurruar asnjëherë ta lavdërojë Beyoncen për gjithçka që ajo bënë.

Këto janë katër femra të arritura, secila në mënyrën e tyre, të cilat nuk kanë hezituar t’i ndajnë ca minuta nga agjenda e tyre, dhe publikisht t’ia urojnë ditëlindjen një prej artisteve më të shquara në botë, Beyonce.