Kanë nisur të konfirmohen detajet e para nga emisioni më i ri i KTV-së, “1 Kafe me Labin”.
Pas njoftimit se Labinot Gashi do të nisë emisionin në KTV që nga 19 marsi, ai ka njoftuar përmes Instagramit se emisionin nuk do ta udhëheqë i vetëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi do të bashkëprezantojë emisionin me një bukuroshe shqiptare, emri i së cilës akoma nuk është bërë i ditur.
Një ndër mysafiret e para të “1 Kafe me Labin” duket se do të jetë modelja Emina Çunmulaj.
Këtë ajo e ka “konfirmuar” me një koment në Instagram.
Duke e uruar Labin për emisionin e ri, ajo ka thënë se “së shpejti do të vijë dhe pijë një kafe me Labin”.
“Do të sjellim edhe Ellan për një shishe qumësht”, ka shkruar Çunmulaj duke bërë shaka.