Kendall Jenner do të nderohet me çmimin “Fashion Icon of the Decade” dhe ky lajm menjëherë ka zgjuar reagime në publik, ku shumica kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre.
Çmimi do t’i ndahet modeles në edicionin e pestë të ceremonisë “Fashion Media Awards” të cilin e organizon revista “The Daily Front Row”, transmeton emisioni Express në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumica e njerëzve që kanë reaguar kundër vendimit të kësaj reviste për t’ia dhuruar Jennerit këtë çmim, fokusoheshin te fakti se shpërblimi i dedikohet punës 10 vjeçare të një personaliteti, dhe e potenconin faktin se Jenner e cila është vetëm 21 vjeçare, atëkohë i bie të ketë qenë vetëm 11 vjeçe.
Po ashtu njerëzit e kanë shprehur hidhërimin e tyre për faktin që Rihanna është anashkaluar për këtë nderim, e cila sipas tyre për këto 10 vjet ka qenë ikonë e promovimit të stileve të ndryshme të modës dhe shquhet për origjinalitetin e saj.
Kendall ende nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtarë rreth këtij lajmi, por sigurisht se në mediat sociale është shprehur e nderuar që do ta pranoj çmimin dhe njëkohësisht titullin, “Ikonë e Modës”.