Showbiz

Lyrical Son flet për sfidën e të qenit larg gruas dhe vajzës

Është një prej hip-hop artistëve më të pëlqyer shqiptarë. Këngët e tij dëgjohen për një kohë të gjatë.

Ndonëse këtë verë nuk ka qenë shumë aktiv me këngë e videoklipe, Lyrical Son thotë se ai dhe gjithë artistët e përfshirë në labelin “PINT”, kanë punuar shumë për projektet e reja të cilat do të publikohen gjatë muajve të mbetur të vitit.

Me pak këngë, por me një agjendë të ngjeshur sa u përket mbrëmjeve muzikore. Kosova, Shqipëria e Mali i Zi kanë qenë vendet më të frekuentuara gjatë këtyre muajve të nxehtë.

Kënaqësia e të qenit pranë atyre që e dëgjojnë muzikën e tij thotë të jetë e madhe, aq sa edhe sfida e të qenit larg familjes, veçanërisht gruas dhe vajzës.

Bashkëpunimi me Ronela Hajatin në këngën “Sonte”, është i fundit që këngëtari ka sjellë.