Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bushpepa paralajmëron album të ri

Rok-këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa, ka arritur që karrierën e tij ta ndërtoj falë performancave të shumta ‘live’ sidomos nëpër emisione televizive.

Ai vlerësohet si një prej vokaleve më të mira mashkullore shqiptare dhe “Maska e madhështisë” është hiti më i madh i tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë këngë ai e këndoi edhe në koncertin e mbajtur në Pejë në kuadër të edicionit të 8-të në “Ainbar”-it. Ai arriti të krijojë një atmosferë fantastike me performancat e tij të cilat u shoqëruan me shumë duartrokitje dhe brohoritje. Këngëtari e quajti këtë ‘pritje fantastike’.

Ndryshe, gjatë kësaj kohe Eugenti bashkë me bendin e tij po punojnë për albumin e ri.

Këngëtari i njohur tha se nuk kanë një kohë të caktuar se kur do të lansohet albumi. Ai premtoi se albumit do t’i bëjë një promovim edhe në Kosovë.