Modelja amerikane Bella Hadid, ka konfirmuar se do të bëjë sfilatë në pistën e Victoria Secret.
Këtë lajm, modelja e ka ndarë përmes rrjetit të saj social Instagram, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndihem kaq mirë për të qenë edhe njëherë pjesë e kësaj shfaqjeje. Edhe këtë vit po ndihem kaq e lumtur dhe e nderuar. Me padurim po e pres këtë përvojë të pabesueshme”, ka shkruar 20-vjeçarja.
Motra e saj Gigi Hadid dhe shoqja Kendall Jenner, ende nuk kanë konfirmuar nëse do të bashkëngjiten në këtë sfilatë.