Taylor Kinney ka marrë pjesë në koncertin e ish të dashurës së tij Lady Gaga, në Wrigley Field të Çikagos.
Koncerti, i cili është mbajtur në kuadër të turit botëror të Lady Gaga, ka zgjuar edhe interesimin e yllit të filmit Chicago Fire.
Kinney dhe Gaga kanë nisur romancën e tyre në vitin 2011, pas xhirimit të video-klipit “You and I”.
Mediat patën raportuar se ata ishin fejuar në Ditën e Shën Valentinit, në vitin 2015, transmeton kp.
Por, në korrik të vitit të kaluar, Gaga shokoi fansat kur tha se ajo dhe Kinney “janë ndarë”.
Në fillim të këtij viti, këngëtarja e njohur është parë me një të dashur të ri, agjentin e saj Christian Carino.
Gaga dhe Kinney ishin njëri nga çiftet më të popullarizuara në mesin e personaliteteve të njohura.
Ndryshe, fansat pritën me interesim të madh pjesëmarrjen e Kinney në koncertin e Lady Gaga, duke bërë së bashku edhe selfi.
{gallery}