Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, tashmë e kthyer në një prej zërave më të pëlqyer të muzikës botërore së shpejti do të publikojë edhe projektin e saj më të ri në bashkëpunim me superyllin e hip hopit, French Montana.
Por ndryshe nga sa pritej, publikimi i këngës së re, e cila pritet të kthehet në hit, është shtyrë për më 25 shtator për shkak se klipi ende nuk është xhiruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTop Channel ka mësuar se klipi i “No I Love Yous” do të xhirohet më 30 gusht në Los Angeles dhe më datë 25 shtator do të publikohet.
Një lajm i keq ky, për fansat e shumtë të këngëtares shqiptare, të cilët prisnin publikimin e këngës brenda këtij muaji, por për një këngëtare si Era Istrefi ia vlen të presësh.
Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, së fundmi Era ka ndryshuar edhe modelin e flokëve duke u shndërruar në brune, mbetet për t’u parë nëse do të jetë ky edhe modeli që ajo do ketë në projektin e saj më të fundit.