Këngëtarja nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga, ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë një këngë të re.
“Pa ty jetoj”, quhet kënga e re e Çiljetës në bashkëpunim me një artist të ri nga Danimarka, i cili quhet Alores, transmeton emisioni Express në KTV. Ajo në profilin e saj ka shkruar se vazhdimisht mbështet artistët e rinj të cilët e kanë vështirë depërtimin në skenën e muzikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“‘Pa ty jetoj’ quhet kënga ime e re, e cila vjen këto ditë në bashkëpunim me Alores. Një artist i ri që jeton në Danimarkë. Kam shume kohë që unë po sjell projekte muzikore me artistë të panjohur nga publiku i gjerë. Është një iniciative e imja personale për t’i përkrahur të rinjtë, të cilët e kanë shumë të vështirë për të depërtuar në tregun muzikor shqiptar. Kemi rreth një muaj e gjysmë që po punojmë këtë këngë e kompozuar nga Elgit Doda dhe tekst nga Filloreta Raçi. Jam e bindur që do ta dashuroni këtë projekt ashtu siç i keni dashur të gjitha këngët e mia të mëparshme, pasi u dedikohet 100 % të rinjve, të cilët shpresoj ta gjejnë sadopak veten në këtë këngë. Ju Dua, Çiljeta!”, ka shkruar ajo në Instagram.