Reperi i njohur amerikan nga Brooklyn, Jay-Z, me vokalistin e ndjerë të bendit të njohur “Linkin Park” kanë bërë një bashkëpunim në vitin 2004.
Mbrëmë, gjatë “V Festival” Jay-Z ka përkujtuar Chester Benningtonin, transmeton Koha.net. Reperi ka performuar shfaqjen e tij të parë në “V Festival”, e cila është mbajtur mbrëmë në Weston Park, Straffordshire, ndërsa shfaqjen e dytë do ta performojë sonte në Hylands Park në Chelmsford.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa fundi i shfaqjes, Jay-Z ka përkujtuar Benningtonin, i cili ka vdekur muajin e kaluar. Ai ka bashkëpunuar me vokalistin e grupit “Linkin Park” në vitin 2004, “Collision Course”, ku kanë përzier këngët e tyre.
Reperi ka performuar këngën “Numb/Encore”, nga “Collision Course”, këngë e cila është përzierje e hitit të Jay-Z-së “Encore” me këngën e njohur të grupit “Linkin Park”, “Numb”.
Sipas Setlist.fm, Jay-Z nuk ka performuar live këngën “Numbe/Encore” që nga viti 2011.
Për më tepër shikoni videon më poshtë.
Jay Z x Linkin Park #vfestival #westonpark pic.twitter.com/QXSLYbHmwk
— Frankie Ion (@LDNFrank) August 19, 2017